Protestojnë sërish banorët e Shipitullës, kërkojnë takim me Bordin e KEK-ut
Edhe sot banorë të shumtë të Shipitullës kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë me kërkesë për ndryshim të shpronësimeve në këtë fshat. Sipas këtyre banorëve, në fshatin Shipitullë, shtëpitë e tyre janë dëmtuar dhe se mungon infrastruktura. Ankesa këta ët fudnit kanë edhe për zhurma të mëdha. Shemsi Mjeku, nga fshati Shipitullë tha…

Lajme
Edhe sot banorë të shumtë të Shipitullës kanë protestuar para zyrave të KEK-ut në Prishtinë me kërkesë për ndryshim të shpronësimeve në këtë fshat.
Sipas këtyre banorëve, në fshatin Shipitullë, shtëpitë e tyre janë dëmtuar dhe se mungon infrastruktura.
Ankesa këta ët fudnit kanë edhe për zhurma të mëdha.
Shemsi Mjeku, nga fshati Shipitullë tha se kërkesa e vetme e tyre është të pranojnë një takim me zyrtarët e KEK-ut.“Jena mbet në mëshirën e Zotit po kërkojmë drejtësi, po kërkojmë me na u shpronësu komplet fshati, tjera kërkesa nuk kemi vetëm me na u shpronësu fshati. Nuk ka jetesë aty mundeni me ardhë dhe me u bind, shtëpitë kanë nis me u dëmtu me u ça”, ka thënë ai.
Banorët e këtij fshati kanë deklaruar se nuk do të largohen nga hapësira para zyrave të KEK-ut, në rast se nuk deklarohet dikush nga bordi.
Protesta e këtyre të fundit është duke vazhduar prej disa muajsh./Lajmi.net/