Protestojnë punëtorët e burgut të Dubravës, kërkojnë rritje të pagave
Punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë mbajnë protestë njëorëshe me kërkesë rritjen e koeficientit të pagave.
Lajme
Të pakënaqur me koeficientin e pagave janë shprehur edhe punëtorët e Qendrës Korrektuese në Dubravë, shkruan lajmi.net.
Përmes një njoftimi për medie, sindikalistët e Shërbimit Korrektues kanë paralajmëruar se sot do ta mbajnë një protestë, përmes së cilës do të kërkojnë që koeficienti i pagave të tyre të lëvizë nga 1.85 në 2.2.
Protesta është paralajmëruar që të fillojë në ora 08:00 para Drejtorisë dhe pritet të përfundojë te “Porta Zero” në orën 09:00. /Lajmi.net/