Protestë pro-europiane në Ukrainë

Rreth 100 mijë protestues janë mbledhur të dielen në Kiev, për të kërkuar nga Qeveria që të ndryshojë kursin politik. Protestuesit kërkojnë që të nënshkruhet marrëveshja për tregti me BE’në.

Bota

25/11/2013 10:57

Mediat raportojnë se shumë protestues kanë tentuar që të hyjnë në ndërtesën e Qeverisë por janë zmbrapsur nga policia.

Qindra protestues u mblodhën përsëri në sheshin Europian, pas një proteste të madhe të dielen- protesta më e madhe që prej Revolucionit të Portokalli më 2004.

Ata janë të zemëruar me vendimin e Qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje të madhe tregtare me Bashkimin Europian.

Në javët e fundit Qeveria ka rënë nën presionin rus që të mos e nënshkruajë këtë pakt, por që t’i bashkohet një bashkimi doganor të udhëhequr nga Rusia ku anëtaret e tjera të kësaj organizate janë edhe shtetet e ish-Bashkimit Sovjetik.

Liderët opozitarë, duke përfshirë edhe kampionin e peshave të rënda në boks, Vitali Klitscho, kanë thënë se vendimi i Qeverisë është “i turpshëm” dhe u zotuan se do të mbajnë protesta masive në Kievin qëndror për një kohë të pacaktuar.

Aktivistët, duke përfshirë edhe simpatizant të lideres opozitare e cila është e burgosur, Yulia Tymoshenko, e cila i bëri thirrje Qeverisë për lirimin e saj-  lutje të tilla janë bërë edhe nga politikanët e BE’së.

Qindra protestues qëndruan nëpër tenda, në shesh gjithë natën, pavarësisht urdhrit të autoriteteve që të mos e bëjnë këtë gjë.

Tendat ishin një tipar veçues i Revolucionit Portokalli, revolucion ky pro-perëndimor, e cila kundërshtoi ndikimin tradicional të Rusisë në politikën e Ukrainës.

Viktor Yanukovych është Presidenti aktual, i cili u zgjodh në vitin 2010, por në vitin 2004 ai u rrëzua nga Qeveria pikërisht nga Revolucioni Portokalli- dhe zgjedhjet u dënuan si gjerësisht mashtruese.

Autoritetet kanë filluar procedimin e lëndëve penale për disa aktivistë të cilët u përleshën me policinë të dielen.

Agjencia e lajmeve ukrainase Interfax-Ukraine raportoi se disa qindra protestues janë mbledhur jashtë ndërtesës së Qeverisë të hënën dhe disa objekte “filluan që të fluturonin në drejtim të policisë”, duke detyruar policinë që t’i sulmoi ata me gaz lotësjellës dhe të formojë një barikatë me policë.