Protestë për “Grupin e Drenicës”

Një protestë kundër arretimit dhe ngritjes së Aktakuzës për “Grupit të Drenicës”, mbahet sot, në orën 12:00 në Prishtinë.

Lajme

18/11/2013 08:35

Sot, në orën 12:00, do të mbahet një protestë kundër arretimit dhe ngritjes së Aktakuzës për “Grupit të Drenicës”.

Kjo protestë organizohet nga organizatat studentore dhe përkrahet nga organizatat e dala nga lufta e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Marshi i protestuesve do të niset nga objekti i Qendrës Studentore dhe do të vazhdojë në drejtim të objektit të EULEX’it.

Dje është caktuar edhe seanca fillestare me rastin e akuzimit të Sylejman Selimit, Sami Lushtakut, Agim Demajt, Bashkim Demajt, Driton Demajt, Selman Demajt, Fadil Demakut, Jahir Demakut, Nexhat Demakut, Zeqir Demakut, Sabit Gecit, Ismet Haxhes, Sahit Jasharit, Isni Thaçit dhe Avni Zabelit.

Seanca fillestare do të mbahet në Prishtinë, 6 dhjetor.

Ish Komandantët e UÇK’së dhe bashkëluftëtarët e tyre akuzohen për krime lufte të supozuara se janë kryer në rajonin e Drenicës.