​Protestë në Shkup, qindra qytetarë ndezën qirinjë për tragjedinë në Koçan

16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona dhe të lënduar mbi 155, është mbajtur sontë protestë paqësore në Shkup, shkruan Alsat. Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, derisa bënë thirrje për drejtësi. Kujtojmë se ka përfunduar autopsia…

Lajme

18/03/2025 20:17

16 minuta heshtje, duke kujtuar 16 marsin e tragjedisë në Koçan ku mbetën të vdekur 59 persona dhe të lënduar mbi 155, është mbajtur sontë protestë paqësore në Shkup, shkruan Alsat.

Mijëra qytetarë, u mblodhën për t’u solidalizuar me familjarët e viktimave dhe të lënduarve, derisa bënë thirrje për drejtësi.

Kujtojmë se ka përfunduar autopsia e 59 viktimave e gjithashtu edhe identifikimi i tyre. Varrimi pritet të bëhet të enjten në Koçan, ku këto varreza do të kenë një vend të veçantë nga varrezat e tjera, transmeton KosovaPress.

16 marsi, zgjoi Maqedoninë e Veriut nga një tragjedi e madhe, ku si pasojë e djegies së diskotekës në Koçan, mbetën të vdekur 59 persona.