Protestë në Beograd, kërkojnë lirimin e Sheshelit

Rreth 200 mbështetës të Partisë Radikale Serbe (PRS), u mblodhën sot para zyrave të Tribunalit të Hagës në Beograd, për të protestuar për shkak se presidenti i kësaj partie, Vojisllav Sheshel, i akuzuari nga Tribunali i Hagës për krime kundër njerëzimit dhe shkeljeve të ligjeve dhe rregullave të luftës, gjendet në paraburgim dhe kërkojnë që, për shkak të gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, të kontrollohet nga mjekët e Serbisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Lajme

25/10/2014 19:17

Sheshelit, i cili nga viti 2012 kur ka përfunduar gjykimi ndaj tij pret vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi, shtatë muaj më parë ishte diagnostikuar me kancer në zorrën e trashë, pas së cilës edhe u operua. Policia nuk lejuar që përkrahësit e Sheshelit ti ofroheshin ndërtesës në të cilën gjenden zyrat e Tribunalit të Hagës, duke vendosur gardhe sigurie para fillimit të protestës. Kështu pjesëmarrësit së bashku me pankartën ku shkruante “Të ndalojmë vrasjen e Vojisllav Sheshelit”, arritën të jenë vetëm pranë gardhës pranë ndërtesës. 

Nënkryetari i PRS-së Nemanja Sharoviq theksoi se Sheshel gjendet në Tribunalin e Hagës për 12 vite, dhe për pesë vite priti që gjykimi të fillojë, ndërkohë tre vite kanë kaluar nga përfundimi i gjykimit, dhe se ende nuk ka “asnjë shenjë se kur do të miratohet gjykimi kundër tij”. 

“PRS ka dërguar një kërkesë që ta kontrollojnë një ekip e mjekëve nga Serbia. Nuk ka më kohë për të humbur, duam që kjo të bëhet menjëherë. Kërkesa jonë është liria për Vojisllav Sheshelin”, ka thënë Sharoviq. Anëtare e Partisë Radikale Serbe Natasha Jovanoviç ka deklaruar se PRS kërkon “lirimin e pakushtëzuar dhe të menjëhershëm të Vojisllav Sheshelit”. 

Kujtojmë se Vojisllav Sheshel gjendet në paraburgimin e Tribunalit të Hagës që nga viti 2003, gjykimi ndaj tij ka filluar në 2007 dhe ka përfunduar në 2012, ndërkohë që aktgjykimi nuk është interpretuar akoma. 

Tribunali i Hagës akuzon Sheshelin për persekutime mbi baza politike, racore dhe fetare, për deportim, akte jonjerëzore (krime kundër njerëzimit), vrasje, tortura, trajtim mizor, shkatërrimin e qëllimshëm të fshatrave ose shkatërrim të pajustifikuar nga domosdoshmëria ushtarake, shkatërrim ose dëmtim të qëllimshëm të institucioneve fetare dhe arsimore, grabitjes së pronës publike dhe private (shkelje e ligjit të luftës) në territorin e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe Kroacisë.