Protestë me kokë nën rërë!
Më shumë se 400 australianë kanë protestuar duke futur kakat e tyre nën rërë në plazhin Bondi Beach, në shenjë pakënaqësie me qasjen e udhëheqësve botërorë ndaj ndryshimeve klimatike.

Lajme
Protestuesit kanë shprehur zemërimin e tyre edhe me kryeministrin australian Toni Abbott me hezitimin e tij që në agjendën e Samitit të G20, të shtrohet edhe kjo temë.
Samiti i G20 mbahet më 15 dhe 16 nëntor në Brisbane të Australisë, me temë krizën globale financiare, por pritet të debatohet edhe rreth konfliktit në Ukrainë, dhe marrëdhëniet e tensionuara mes Perëndimit dhe Rusisë.