Protestë kundër ndotjes të lumit Nerodime në Kaçanik

Banorët që banojnë rreth rrjedhës së lumit “Nerodime” po përballen me kundërmim të rëndë, pasi lumi është shndërruar në kanal të ujërave të zeza. Këta banorë kanë protestuar në Kaçanik e Ferizaj duke kërkuar impiant për këto ujëra. Shumë nga banorët e komunës së Kaçanikut të cilat jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit “Nerodime”, kanë shprehur…

Lajme

09/08/2022 08:05

Banorët që banojnë rreth rrjedhës së lumit “Nerodime” po përballen me kundërmim të rëndë, pasi lumi është shndërruar në kanal të ujërave të zeza. Këta banorë kanë protestuar në Kaçanik e Ferizaj duke kërkuar impiant për këto ujëra.

Shumë nga banorët e komunës së Kaçanikut të cilat jetojnë përgjatë rrjedhës së lumit “Nerodime”, kanë shprehur shqetësim e tyre lidhur me kundërmimet që vijnë si pasojë e derdhjes së ujerave të zeza në këtë lumë.

Banorët thonë se tash e shumë vite kanë reaguar, por që deri më sot ende nuk ka asnjë zgjidhje.

“Fatkeqësisht mund të themi se nuk është më lum por që është një kanalizim masiv i cili vije nga qyteti i Ferizajt. Shëndeti i qytetarëve thjeshtë po rrezikohet fëmijët e tonë po sëmuren çdo ditë po kanë dhimbje barku të vjella”* tha Besnik Krasniqi banor i Kaçanikut të vjetër.

Edhd Abdullah Krasniqi, banorë i Kaçanikut të vjetër, tha se stinët muajt e verës janë katastrofal për Kaçanikun e vjetër kundërmimi ndihet deri në 3 kilometra larg nga lumi.

Në komunën e Kaçanikut thonë se ata i kanë ndërmarrë masat për rregullimin e këtij problemi por që duhet intervenimi i Qeverisë së Kosovës.

“Ne si komunë duke e parë gjendjen aktuale dhe me kërkesën e kryetari të atëhershëm të Ferizaj në vitin 2016 kanë kërkuar që për shkak të përfshirjes të të gjitha shtëpive në komunë e Ferizajt kanë kërkuar që impianti të ndërtohet në komunë e Kaçanikut dhe ne duke e parë gjendjen çfarë ka qenë ju kemi përgjigjur pozitivisht qysh në vitin 2016 e kemi ndarë me vendim të kuvendit 6 hektar”, tha Besim Ilazi, Kryetar i Kaçanikut.

Në komunën e Ferizajt nga ku rrjedh lumi, thonë se ka qenë një marrëveshje e tyre me Qeverisë Hungareze për impiantin e ujërave të zeza, por që është anuluar në nivelin qendror.

Selim Marevci zëdhënës i Komunës së Ferizajt, tha se ka pasur të bëjë me ndërtimin e një impianti ku do të trajtoheshin jo vetëm ujërat e zeza të komunës së Ferizajt por këtë rast edhe të komunës së Kaçanikut.

“Por, fatkeqësisht siç e dini Qeveria e Republikës së Kosovës tash e disa muaj ka këtë marrëveshje me Qeverinë Hungareze e cila dëmton komunën e Ferizajt diku afër 47 milion euro”, tha ai.

Në një përgjigje me shkrim dhënë RTK-së nga Ministria e Mjedisit, thuhet se Kosova është në fazën fillestare të ndërtimit të impianteve. Sipas këtij njoftimi, studimi i fizibilitetit është kryer për të gjitha 7 regjionet e mëdha të vendit, ndërsa që kanë filluar t’i ndërtojnë impiantet në Prizren, Gjakovë dhe Pejë, ndërsa me pastaj do të përfshihet edhe Ferizaj.

Lidhur me këtë problematikë, ka pasur një protestë në Kaçanik dhe Ferizaj ku është kërkuar zgjidhja sa më e shpejtë e këtij problemi.