Protesta për Serbrenicën në Beograd

Organizata joqeveritare “Gratë në të zeza” kanë mbajtur një performancë para ndërtesës së Presidencës në Beograd në përkujtim të masakrës së Srebrenicës.

Lajme

10/07/2015 18:34

Gratë në të zeza në qetësi kanë mbajtur 20 pasqyre me të cilat kanë dashur të japin mesazh se “Serbia në pasqyrë e sheh Srebrenicën”, transmetojnë mediat serbe.

Ato kanë mbajtur edhe transparente me mbishkrimet “Përgjegjësi:, “Solidaritet”, “Kujtojmë” dhe “Shpalleni 11 korrikun ditë e kujtimit të gjenocidit në Srebrenicë”.