Protesta ‘non stop’ kundër ligjit të plehrave në Tiranë

Ishin paralajmëruar që më parë, por në mbrëmje kanë nisur. Qindra qytetarë dhe aktivistë të shoqërisë civile janë bashkuar në protestë non stop për ti thënë jo miratimit të ligjit të plehrave, të propozuar nga qeveria Rama.

Lajme

24/11/2016 07:18

Rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme qindra prej tyre janë mbledhur në ambientet e jashtme të Parlamentit, aty ku gjatë paradites së sotme do të mblidhen deputetët për të votuar për dekretin e presidenti që ktheu mbrapsht ligjin e miratuar në Kuvend, që lejonte futjen e plehrave në Shqipëri.

Edhe pse në media gjatë ditës së djeshme është thënë se nuk do të futet në rendin e ditës ligji i qeverisë Rama, për shkak të mungesës së votave, sërish shoqëria civile nuk është tërhequr duke nisur edhe protesta që nuk do të ndalojnë deri në rrëzimin e këtij ligji nga parlamenti.