Protesta nëse nuk thirret seanca
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu mendon se refuzimi i Flora Brovinës për ta thirrur vazhdimin e seancës konstituive dhe mosveprimet e Presidentes Atifete Jahjaga në këtë drejtim, po i shërben vazhdimit të “zaptimit të vendit nga PDK”.

Lajme
Haxhiu ka thënë se nëse vazhdohet që të mos thirret seanca konstituive, atëherë, sipas saj, protestat jo që janë të nevojshme por të domosdoshme.
Më poshtë mund të lexoni deklaratën e plotë të deputetes Albulena Haxhiu të postuar në rrjetin social Facebook:
Mos thirrja e seancës nga Flora Brovina dhe mosveprimet e Presidentes (në udhëzimin e F.B për të vazhduar me seancën konstituive) janë në shërbim të qëllimit të PDK-së për të vazhduar me zaptimin e vendit dhe Kuvendit dhe për të mos hequr dorë nga pushteti!
Të qenurit kryesuese e seancës konstituive (për shkak të moshës) do të thotë të përfaqësosh vullnetin e shumicës parlamentare dhe jo direktivat e një pakice siç është PDK!
Nëse F.B nuk e thërret vazhdimin e seancës dhe nëse Presidentja ( që e ka obligim kushtetues të kujdeset për vazhdimin e seancës konstituive) sillet thuajse nuk ka ndodhur asgjë (heqja dorë nga kryeparlamentari), protestat jo që janë të nevojshme por janë edhe të domosdoshme!
Për heqjen e këtij regjimi, deri në çkapjen e shtetit!