Protesta në Serbi kundër çmimeve të larta të karburanteve

Shoferët në disa qytete të Serbisë i ndaluan makinat e tyre në rrugë për të protestuar kundër çmimeve të larta të karburanteve.

Lajme

11/06/2018 18:09

Shumë autostrada dhe rrugë kryesore kanë qenë të bllokuara të hënën në Beograd, Novi Sad, Nish, Novi Pazar dhe gjetkë.

Çmimi i benzinës në Serbi, së voni, është rritur në 1.29 euro për litër.

Protestuesit kërkuan që shteti të ulë tatimin mbi karburantet, i cili përbën rreth 55 përqind të çmimit.

Ata thanë se çmimet duhet të mbahen nën 1 euro për litër, në një vend ku paga mesatare është rreth 400 euro në muaj.

Qeveria e Serbisë ka fajësuar tregjet globale për rritjen e çmimeve.