Protesta në Gjeorgji, qindra të plagosur

14:17 | 22 Qershor 2019

Protestuesit anti-rusë në Gjeorgji

Protestues anti-rusë në Gjeorgji kanë dalë në rrugë me kërkesën për dorëheqjen e disa zyrtarëve të lartë dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme, ndërsa kryeqyteti i vendit Tbilisi ka hyrë në ditën e tretë të tubimeve.

Dy ditë më parë, protestuesit u përleshën me forcat e policisë, e trazirat përfunduan me të lënduar e disa arrestim.

Me qindra vetë u mblodhën përpara ndërtesës së Parlamentit në vazhdën e dorëheqjes së kryetarit të kuvendit, Irakli Kobakhidze, një ditë më parë.

Dorëheqja e tij ishte një prej kërkesave të protestuesve. Por lider opozitare e bënë të qartë se nuk do të heqin dorë nga protesta deri sa të përmbushen të gjitha kërkesat e tyre, që përfshijnë edhe dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm dhe si lirimin e demonstruesve të arrestuar natën e parë.

Pretendohet po kështu ndëshkimi i efektivëve që përdorën dhunë ndaj tubuesve. Kërkesa kryesore ndërkohë është mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Protestuesit në Tbilisi, fillimisht u mblodhën më 20 qershor, për të shprehur zemërimin e tyre, pasi zëvendës kryetari i Dumës ruse, Sergei Gavrilo, ishte ulur në ulësen e krye parlamentarit gjeorgjian dhe nga aty iu drejtua një këshilli të ligjvënësve nga Shtetet e Krishtera Ortodokse.

11 vjet pasi Gjeorgjia dhe Rusia u përfshinë në luftë për Osetin e jugut, tensionet mes tyre vazhdojnë të mbeten të larta. /tch