Protesta masive kundër qeverisë në Moldavi

Rreth 10 mijë njerëz organizuan sot një protestë anti-qeveritare në kryeqytetin e Moldavisë , kundër qeverisë duke kërkuar dorëheqjen e saj.

Bota

04/10/2015 17:57

Disa protestues janë përleshur me policinë derisa janë përpjekur të depërtojnë në ndërtesën e parlamentit. Kjo ishte java e pestë e protestave anti-qeveritare të cilat filluan me 6 shtator.

Protestuesit, po kërkojnë hetime lidhur me zhdukjen e gati 1.5 miliard dollarësh nga tri banka të Moldavisë vitin e kaluar dhe ata që janë përgjegjës të ndiqen penalisht.

Protestuesit gjithashtu po kërkojnë zgjedhje të parakohshme edhe për presidentin, ndërsa kryeministri dhe të tjerët të japin dorëheqje.

Të shtunën, dy parti pro-ruse kanë ngritur rreth 250 tenda pranë Parlamentit, kështu duke bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit.