Protesta kundër Trumpit, gurë ndaj policisë
Policia në Fenix të shtetit Arizona ka bërë të ditur se ka përdorur gaz lotsjellës në mënyrë që të shpërndajë proestuesit që ishin mbledhur në një protestë kundër presidentit të SHBA-ve Donald Trump.

Bota
Gazi lotsjellës është përdorur pasi që protestuesit kanë gjuajtur me gurë dhe shishe në Policinë, transmeton Reuters.
Sipas Reuters Policia u ka bërë thirrje protestuesve që të shpërndahen çka edhe shumica prej tyre e kanë bërë derisa dhjetëra pjesëtarë të policisë kanë tentuar që ta pastrojnë qendrën e Fenixit nga disa protestues të cilët kanë refuzuar që të shpërndahen.