Protesta kundër taksave në “Rrugën e Kombit” (Video)

Banorët e komunës Tërthore në rrethin e Kukësit, zonë e cila përshkohet nga autostrada, janë kundër dhënies me koncesion të Rrugës së Kombit, ndërsa vendimi që pritet të marrë qeveria e Shqipërisë për taksimin e kalimit në autostradë nuk është pritur aspak mirë.

Lajme

23/04/2015 15:48

Banorët shprehen se Qeveria para se të japë rrugën me koncesion duhet të vërë dorë në ndërtimin e rrugëve dytësore dhe të mbi e nënkalimeve.

“Në fillim të hapen lidhjet mes mbikalimeve dhe nënkalimeve dhe pastaj me urat. S’ia kemi borxh shtetit ne”, thotë një prej tyre.

“Rruga s’ka përfunduar, njerëzit po kalojnë rrugën pa mbikalime, duke kapërcyer barrierën”, thotë një tjetër.

Ndërkohë, mbyllja e trafikndarësve ka detyruar banorët që të gjejnë mënyra të tjera alternative për të kaluar nga njëra korsi e autostradës në tjetrën.

Përgjatë segmentit Kukës-Morinë, ata kanë vendosur disa shkallë druri duke rrezikuar shpesh herë jetën e tyre, por edhe të fëmijëve, të cilët për të shkuar në shkollë çdo ditë ecin në autostradë. / Top Channel

 

YouTube player