Protesta e nesërme e opozitës, Policia Speciale koncentrohet në Prishtinë

Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka filluar përgatitjet për protestën e nesërme. Autoblindat e stacionuara në Kampin Vrella, janë bërë gati për t’u nisur drejtë Prishtinës.

Lajme

17/04/2015 22:14

Në Kampin Vrella, afër Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës ndodhet makineria më e rëndë e Policisë së Kosovës.

Bashkë me autoblindat, në kryeqytet do të dërgohen edhe kamionët e ujit dhe mjetet tjera të rënda.

Tribuna Channel nga burimet brenda Policisë ka mësuar se Njësia Speciale ka hartuar planin e saj të veprimit.

Opozita ka paralajmëruar se protesta nuk do të ndalet deri në “ç’kapjen e shtetit”, për sa kohë që diplomatët ndërkombëtar po bëjnë thirrje që protesta të mos jetë e dhunshme.