Prosinecki: Messi s’ka mbaruar, është më i mirë se Ronaldo

Legjenda kroate, Robert Prosinecki e ka mbrojtur Lionel Messin, për të cilin thotë se nuk është ende i mbaruar. Ndërkohë, ai mendon se braziliani Ronaldo ishte më i miri.

Sport

30/07/2014 13:13

Ish futbollisti kroat, Robert Prosinecki insiston se ditët më të mira për Lionel Messin nuk kanë marrë fund ende, përkundër faktit se rivali i tij, Cristiano Ronaldo, ishte më i mirë në vitin e fundit.

“Nuk mendoj se Ronaldo e ka kaluar Messin. Çka do të thoshim nëse Messi do ta fitonte Botërorin”, deklaroi ish futbollisti i Barcelonës dhe Real Madridit.

“Nuk do ta vendosja Messin dhe Ronaldon në të njëjtin rang. Ata janë dy tipe të ndryshme lojtarësh, duke luajtur në dy pozita të ndryshme”, vazhdoi ai.

“Ronaldo është fantastik, por e kujtoj Ronaldon më të mirë, brazilianin, me të cilin isha mësuar të luaja”, përfundoi Prosinecki.