Propozimi i Ismet Munishit: Tovërlani të bëhet “Ministër i Mbrojtjes” në qeverinë e re
Ballkani dhe Feronikeli kanë luajtur barazim 0-0 në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës në Therandë të mërkurën pasdite.

Sport
Ndeshja në Therandë ishte e baraspeshuar, me pak raste shënimi.
Rastin më të mirë e pati Mendurim Hoti në pjesën e dytë, por goditjen e tij nga vija e portës e largoi Besnik Krasniqi.
Pas ndeshjes, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, ka akuzuar mysafirët e Feronikelit për lojë mbrojtëse, teksa ka ironizuar me homologun e tij, duke thënë se Afrim Tovërlani duhet bërë “Ministër i Mbrojtjes”.
“Feronikeli u mbrojt shumë mirë, unë nuk e di nëse edhe në Drenas ‘Nikli’ do të luajë ndeshje të njëjtë, nëse po, atëherë Tovërlanin po e bëjmë ‘Ministër të Mbrojtjes’ në qeverinë e re (qesh)”, ka deklaruar Munishi për Supersport Kosovën./Lajmi.net/