Promotori i Fury ‘poshtëron’ Joshuan – zbulon planin për meçin e shumëpritur

Frank Warren me shumë gjasë mund të jetë njeriu që do të pengojë më së shumti organizimin e meçit Tyson Fury – Anthony Joshua.

Sport

23/02/2020 14:31

Tyson Fury ka fituar titullin e WBC duke mposhtur Deontay Wilderin me TKO pas shtatë raundeve, dhe tani ka mundësinë që të zhvillojë luftën me Anthony Joshua për unifikimin e titujve.

Disa fjalë për duelin e mundshëm që do të unifikonte titujt ka folur edhe Frank Warren, promotori i Fury, i cili në një formë ka ‘poshtëruar’ Joshuan, duke thënë se ai nuk do të merrte më shumë se 30% të fitimeve, në një meç të mundshëm.

“A nuk ka para në këtë anë të tavolinës? Kush është numri 1 i peshave të rënda? Është Tyson” ka thënë Warren, transmeton lajmi.net.

“Ne pamë çfarë ndodhi në Nju Jork dhe ai u kthye dhe mposhti një boksier që u stërvit në frigoriferin e tij. Ai u kthye dhe luftoi sikur frikacak. Nuk po heq asgjë nga Joshua, ai u stërvit mirë dhe bëri punën e tij, por Fury është diçka tjetër” ka thënë  tutje promotori i ‘Gypsy King’.

“Ai është numri 1 i botës. Ne do të tregohemi zemërgjerë dhe t’i japim 70/30” ishin fjalët e Frank Warren.

Sigurisht, një ofertë e tillë vështirë se pranohet, duke pasur parasysh se Joshua mban numrin më të madh të titujve.

Për duelin e mundshëm ka folur edhe promotori i Joshua, Eddie Hearn, i cili nuk ka folur me numra, por vetëm ka shprehur gatishmëri të caktojnë meçin. /Lajmi.net/