Promotori Hearn zbulon se kur do të përballen Joshua – Fury: Po ndodh!

Tifozët e boksit kanë gjasat maksimale që këtë vit të shohin duelin mes Anthony Joshua dhe Tyson Fury.

Sport

18/01/2022 17:50

Promotori i boksit (i Anthony Joshua), Eddie Hearn është shprehur optimist për një duel të mundshëm mes AJ dhe Fury.

Hearn ishte shumë afër të caktonte një meç mes dyshes vitin e kaluar në Arabi, por nuk ia arriti dot.

Por, britaniku iu ka premtuar tifozëve të boksit se do të shohin duelin e gjigantëve britanikë këtë vit, ose më se voni në fillim të vitit tjetër.

“Mendoj se Joshua – Fury është akoma meçi që presin të gjithë”, ka thënë Hearn, transmeton lajmi.net. “Dikush më pyeti sot se kur do të përballen AJ dhe Fury”, shtoi ai.

“Ky duel, ju pretoj se do të ndodh, qoftë në fund të këtij viti, ose fillim-vitin tjetër. Fury-Joshua duhet të ndodh, sepse është meç shumë i madh për të mos ndodhur”, ishin fjalët e promotorit.

Fury pritet të kthehet në ring më 26 mars për duelin ndaj Whyte, kurse Joshua planifikon një rimeç me Usyk për muajin prill. /Lajmi.net/