Prokuroritë zgjidhin 101 raste korrupsioni, nga gjithsej 1375 për tre muaj

Lëvizja “FOl” ka publikuar të dhëna të lëndëve të korrupsionit të cilat kanë qenë në shqyrtim të policisë, prokurorisë, gjykatave të Kosovës si dhe statistikat e Zyrës së Koordinatorit Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike për të njëjtën periudhë raportuese.

Lajme

02/06/2015 14:02

Sipas të dhënave të kësaj lëvizje për periudhën janar-mars të vitit 2015, nga gjithsej 1375 raste prokuroritë kanë zgjidhur vetëm 101 raste korrupsioni.

Sipas “Fol”, të dhënat për lëndë të korrupsionit tregojnë se Policia e Kosovës, Prokuroria dhe Gjykatat gjatë tre mujorit të parë të vitit 2015 kanë trajtuar dhe pranuar në punë gjithsej 2286 raste kundër-korrupsion.

“Nga këto lëndë Policia e Kosovës gjatë kësaj periudhe raportuese ka trajtuar gjithsej 140 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka trajtuar 7 raste, për dhënie të ryshfetit 20 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 113 raste. Nga këto raste Policia e Kosovës ka arrestuar 22 persona”.

“Ndërkaq, prokuroria gjatë kësaj periudhe raportuese ka pranuar në punë gjithsej 1375 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 38 raste dhe ka zgjidhur 7 raste, për dhënie të ryshfetit 29 raste dhe ka zgjidhur 15 raste dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 1308 raste dhe ka zgjidhur 79 raste”.

“Gjykatat gjatë kësaj periudhe raportuese kanë pranuar në punë gjithsej 771 raste, ku për veprën penale të korrupsionit marrje e ryshfetit ka pranuar në punë 86 raste dhe kanë zgjidhur 3 raste, për dhënie të ryshfetit 44 raste dhe ka zgjidhur 15 raste si dhe për keqpërdorim i pozitës ose autoritetit zyrtar 641 raste dhe ka zgjidhur 52 raste”, thuhet në një publikim të Lëvizjes “Fol”.(lajmi.net).