Prokuroria u bën thirrje të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings” të paraqiten në polici

Prokuroria Themelore e Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings” të cilave iu janë përdorur fotografi apo mesazhe intime të paraqiten në stacione të Policisë së Kosovës. Prokuroria Themelore ka kërkuar bashkëpunim me të dëmtuarat për të luftuar krimin. “Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të…

Lajme

18/04/2024 15:20

Prokuroria Themelore e Kosovës u ka bërë thirrje të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings” të cilave iu janë përdorur fotografi apo mesazhe intime të paraqiten në stacione të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Themelore ka kërkuar bashkëpunim me të dëmtuarat për të luftuar krimin.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë iu bën apel të gjitha të dëmtuarave në rastin e “Albkings”, përmes së cilit grup iu janë shpërndarë video dhe fotografi intime të tyre, si dhe të dhëna të tjera personale, të mos hezitojnë e të paraqiten në stacionet policore më të afërta të vendbanimit të tyre, në mënyrë që të bashkëpunojnë ngushtë me organet e rendit, pasi synimi kryesor i Prokurorit të Shtetit është luftimi i suksesshëm i krimit, sigurimi i sundimit të ligjit, si dhe sjellja e kryerësve të veprave penale para drejtësisë. Prokuroria Themelore në Prishtinë në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës janë duke vazhduar me trajtimin e këtij rasti”, ka njoftuar Prokuroria Themelore e Kosovës.

“Albkings” ka qenë një grup në rrjetin social “Telegram” ku janë publikuar fotografi dhe video intime të vajzave dhe grave.

I dyshuari kryesor njëkohësisht administratori i këtij grupi ka dal sot para Gjykatës ku i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve. /lajmi.net/