Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut Nagip Krasniqi
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit N.K. Lajmi.net mëson se i pandehuri në këtë rast është Nagip Krasniqi apo njohur ndryshe si ish Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës. “Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin…

Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë-Departamenti Special, kundër të pandehurit N.K.
Lajmi.net mëson se i pandehuri në këtë rast është Nagip Krasniqi apo njohur ndryshe si ish Kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit N.K.Sipas aktakuzës i pandehuri N.K. duke filluar nga data 15 tetor 2021 e në vazhdimësi deri me datë 19 prill 2023, në cilësinë e personit zyrtar, duke e shfrytëzuar detyrën zyrtare, kishte kryer veprën penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar e përcaktuar me nenin 414 par. 2 lidhur me nenin 77 të KPRK-së”. ,thuhet në njoftim
Ndryshe në prill të këtij viti, Nagip Krasniqi ishte larguar nga pozita e kryeshefit.
Ndërsa më 19 prill ish-drejtori i KEK-ut Nagip Krasniqi ishte arrestuar nën dyshimin se keqpërdori në një tender prej 3.4 milionë eurove me kompaninë “Litwin SA” si dhe partnerin vendor “Bujar B.Shala B.I”, për tenderin rreth kryerjeve të punëve për remontin e turbinës dhe gjeneratorit të Njësisë A5 të TC “Kosova A”./Lajmi.net/