Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë kundër dy të pandehurve për veprat ‘’Nxitja e Përçarjes Dhe Mos Durimit’’

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, me inicialet N.B dhe L.Z. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza ndaj tyre është ngritur për shkak të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. “Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy…

Lajme

28/05/2024 09:44

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë kundër dy të pandehurve, me inicialet N.B dhe L.Z.

Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se aktakuza ndaj tyre është ngritur për shkak të veprës penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

“Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër dy të pandehurve me inicialet N.B dhe L.Z. Prokuroria Speciale njofton se aktakuza kundër dy të pandehurve të lartcekur është ngritur për shkak të veprës penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’’ nga neni 141 paragrafi 3 lidhur me paragrafin 1 dhe neni 31 të KPRK-së”, thuhet në njoftim.