Prokuroria Speciale e konfirmon se Dejona Mihali po intervistohet
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali po intervistohet. Prokuroria Speciale bëri të ditur se Dejona Mihali është paraqitur sot me ftesë të kësaj prokurorie. Po ashtu u tha se Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo Prokurori i ka në…
Lajme
Prokuroria Speciale e Kosovës ka konfirmuar se Koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali po intervistohet.
Prokuroria Speciale bëri të ditur se Dejona Mihali është paraqitur sot me ftesë të kësaj prokurorie.
Po ashtu u tha se Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo Prokurori i ka në hetim.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie.E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”,thuhet në njoftim.
Ndryshe kanë kaluar mbi dy orë që nga momenti kur ajo është parë duke hyrë në objektin e kësaj prokurorie.
Duhet theksuar se sipas informative të deritanishme Dejona Mihali dyshohet se ishte e informuar në lidhje me disa tenderë në kuadër të KEK-ut, e për të cilat i dyshuar kyç është ish-shefi i KEK-ut,Nagip Krasniqi./Lajmi.net/