Prokuroria: S’ka informata se studentet e zhdukura në Pejë ishin pre e trafikimit

Lidhur me rastin e zhdukjes së dy vajzave nga Peja, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria Themelore, ka dhënë disa informata lidhur me procesin e hetimeve. Nga ky institucion njoftuan që nuk kanë asnjë informatë deri tani që dy studentet e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, ishin pre e trafikimit, njofton Klan Kosova. Ai shtoi që janë…

Lajme

04/10/2022 23:55

Lidhur me rastin e zhdukjes së dy vajzave nga Peja, Shkodran Nikçi, nga Prokuroria Themelore, ka dhënë disa informata lidhur me procesin e hetimeve.

Nga ky institucion njoftuan që nuk kanë asnjë informatë deri tani që dy studentet e Universitetit “Haxhi Zeka”, në Pejë, ishin pre e trafikimit, njofton Klan Kosova.

Ai shtoi që janë udhëzuar t’u dërgohet psikolog në shtëpitë e tyre, pasi këto të fundit, me pëlqimin e prokurorisë, janë dërguar në familjet e tyre.

Ai paralajmëroi që do të ndërmarrin masat e nevojshme nëse shohin që në këtë rast ka ndonjë vepër penale.

Nikçi theksoi se janë të rezervuar pasi nuk mund të japin shumë informata të hetimeve që mund ta dëmtojnë procesin.