Prokuroria nis hetimet pas anulimit të zgjedhjeve në Han të Elezit

Prokuroria ka nisur hetimet për zgjedhjet në Han të Elezit.

Lajme

22/10/2021 16:09

Kjo është bërë e ditur me anë të një komunikate për media nga Prokuroria e Ferizajt, shkruan lajmi.net.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton opinionin publik se pas marrjes së informatave se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP),ka anuluar procesin e votimeve të datës 17 Tetor 2021 për kryetar komune në Han të Elezit, ka autorizuar Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore në lidhje me rastin në fjalë, nën dyshimin për veprat penale “Cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve”  nga neni 210 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” nga neni 212 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës të KPRK-së (KPRK)”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Ndryshe, PZAP anuloi dje krejtësisht zgjedhjet në Han të Elezit të cilat u fituan në raund të parë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Zyrtarë të kësaj partie po pretendojnë se shtyrja e zgjedhjeve u bë mbi bazën e disa “argumenteve” bizare dhe të paqëndrueshme. /Lajmi.net/

Lexo edhe:

“U kanë thënë votuesve si jeni, a jeni lodhë” – Argumentet qesharake që dërguan në rivotim Hanin e Elezit