Prokuroria nis hetimet kundër dy të dyshuarve për keqpërdorim të pozitës zyrtare

Prokuroria Themelore e Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve kundër dy persona të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Lajme

03/12/2015 14:52

Sipas njoftimit të Prokurorisë, të dyshuarit  S. H. dhe V. H, këta dy persona kanë kryer veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të KP, në bazë të nenit 104 paragrafi 1,  e lidhur me nenin 102 paragrafi 1  të KPPK-së.

“Të pandehurit S.H dhe V.H si bartës të dy institucioneve publike, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, dyshohen se nuk i kanë përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për personin tjetër, apo që t’i shkaktoj dëm një personi tjetër”, thuhet në njoftim.