Prokuroria ngriti 63 aktakuza për 24 orë

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 63 aktakuza kundër 70 personave për vepra të ndryshme penale, si dhe kanë ndaluar për 48 orë, 16 persona të dyshuar.

Lajme

16/09/2019 14:07

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj shtatë personave të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar tetë  persona të dyshuar.

Po ashtu, kjo prokurori ka bërë një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, për një person, si dhe ka ngritur gjashtë aktakuza kundër gjashtë  personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar nga Departamenti i Përgjithshëm, ka ndaluar për 48 orë gjashtë  të dyshuar në tri raste të ndara, si dhe ka paraqitur pranë Gjykatës kompetente, një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave.

Ndërsa, janë ngritur gjashtë  aktakuza kundër shtatë  personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një  person të dyshuar, si dhe ka ngritur gjithsej shtatë  aktakuza ndaj shtatë personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, ka paraqitur një  kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një  personi dhe një  kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, ndaj një  personi, si dhe ka ngritur tetë  aktakuza, kundër tetë  personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur shtatë  aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ngritur 23 aktakuza kundër 26 personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj,gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur gjashtë  aktakuza kundër shtatë  personave për vepra të ndryshme penale. /Lajmi.net/