Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për vrasjen e 37 vjeçarit në Gjilan
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., të cilët gjenden në masën e paraburgimit që nga data 12 nëntor 2024. Në njoftimin e lëshuar thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak…
Lajme
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve V.S. dhe F.M., të cilët gjenden në masën e paraburgimit që nga data 12 nëntor 2024.
Në njoftimin e lëshuar thuhet se sipas aktakuzës, i pandehuri V.S., më 7 nëntor 2024, rreth orës 14h, në rrugën ,,Mërgimtarët e Gjilanit”, në Gjilan, me dashje, për shkak të një konflikti fizik të ndodhur para dy viteve, ka privuar nga jeta tani të ndjerin S.O., në atë mënyrë që derisa i ndjeri ishte duke hyrë në veturë, i afrohet dhe me armë e gjuan në pjesën e pasme të shpinës, ku pasi rrëzohet në tokë e godet me grusht dhe shqelm dhe më pas së bashku me të pandehurin F.M. janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa i ndjeri për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Derisa me këto veprime, i pandehuri V.S., ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”.
Gjithashtu, i njëjti akuzohet edhe për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 366 të KPRK-së, pasi pa autorizim ka mbajtur në pronësi armë zjarri, e cila është sekuestruar.
“I pandehuri F.M., që nga data 7 – 12 nëntor 2024, në vende të ndryshme në Gjilan, me dashje ka ndihmuar të pandehurin V.S., në fshehjen – mos zbulimin e kryesit të veprës penale të vrasjes së rëndë, me çka ka kryer veprën penale ‘’Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/