Prokuroria në Gjakovë kërkon paraburgim ndaj dy personave, shantazhuan një grua

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se, ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh. Në komunikatë, theksohet se sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se…

Lajme

20/07/2025 12:15

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se, ndaj të pandehurve me inicialet A.T., dhe V.H., ka marrë Aktvendim për fillimin e hetimeve si dhe ka paraqitur, kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë,  për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Në komunikatë, theksohet se sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se ekziston dyshimi i bazuar se të pandehurit AT., dhe V.H., ditë me parë e deri me datën 18.07.2025, të koordinuar paraprakisht në mes vete me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete, kanosin personin tjetër – këtu të dëmtuarën B.H., se do të zbulojë diçka në lidhje me të, që do të dëmtojë rëndë nderin dhe autoritetin e saj, në atë mënyrë që ditën kritike pasi e pandehura V.H., një javë me parë e kishte telefonuar të dëmtuarën, duke iu drejtuar me fjalët ,, unë kam fakte qe ti ke kaluar me 2 – 3 persona dhe nëse nuk mi dërgon 5000 euro këto prova do të ia dërgoj burrit tënd’’, e me pas ditën kritike e kishte telefonuar përsëri duke i thënë ,, a vendose për pare’’ por që e dëmtuara me qellim qe të kuptoj se ç’far po ndodh i përgjigjet ,, po ku donë me ti pru paret a qysh ,, pastaj e pandehura e udhëzon se ,, vjen i bjen në qendrën tregtare V. ne katin e tret lej dikund në tesha me trego ku janë dhe shkoj i marr ’’ por që gjatë kësaj kohe e pandehura mban komunikim vazhdimisht me të pandehurit A.T., duke e informuar për veprimet e saj ku i thotë se ,, jam duke shkuar ne qendrën tregtare V. sepse ajo është duke mi pru paret’’ dhe ai përgjigjet  ,, ne rregull edhe unë po nisna’’, ashtu që pasi e dëmtuara i vendos parat ashtu siç kërkon e pandehura në një palë pantallona fermerka të zi, e pandehura kishte shkuar aty bashkë me vajzën e saj (fëmijë 9 vjeçe), duke kontrolluar dhe pasi gjen aty zarfin e merr, e fut në xhep dhe fillon të largohet por që pasi zbret në katin e dytë verën një zyrtar policor dhe tenton të largohet duke e hedhur zarfin në tokë të cilën ende nuk e kishte hapur por që aty ndalohet nga zyrtaret policor ku pas pak çastesh arrestohet edhe i pandehuri A.T., i cili kishte ardhur aty.

Teksa mes tjerash thuhet se me këto veprime formohet dyshimi i bazuar se të pandehurit kanë kryer veprën penale, “Shantazhi”.

“Prokuroria Themelore në Gjakovë, vazhdon të mbetet e përkushtuar në luftën ndaj kriminalitetit, forcimin e sundimit të ligjit dhe vënien para drejtësisë të të gjithë atyre që bien ndesh me ligjin”, thuhet në komunikatë. /Lajmi.net/