Prokuroria ndalon për 48 orë katër instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren, dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë katër instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren. Të ndaluarit janë S.B., R.m., H.N. dhe B.G. Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të…
Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka ndaluar për 48 orë katër instruktorë të poligonit “Dreni” në Prizren.
Të ndaluarit janë S.B., R.m., H.N. dhe B.G.
Ata dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i dokumentit zyrtar’’ sipas nenit 427 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, si dhe veprën penale ‘’Rastet e posaçme të falsifikimit të dokumenteve’’, nga neni 391 i KPRK-së.
“Dyshohet se këto veprime janë kryer në vazhdimësi që ndërlidhen me rastin që është në hetim ndaj zyrtarëve në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB). Prokuroria Themelore në Prishtinë, ndaj të dyshuarve do t’i ndërmarrë veprimet e mëtejshme ligjore, ndërsa hetimet lidhur me këtë çështje penale do të vazhdojnë në koordinim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: