Prokuroria me detaje për arrestimin e të dyshuarit që pati urdhërarrest edhe nga Suedia – ndalohet për 48 orë, dyshohet për disa vepra
Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e një personi të dyshimtë në lagjen Marigona, ku ndër të tjerash u tha se i njëjti kishte urdhërarrest nga Suedia. I njëjti dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal, import, eksport e furnizim, prodhim, këmbim të armëve- po ashtu edhe falsifikim të dokumenteve. E në lidhje me këtë…
Lajme
Policia e Kosovës njoftoi sot për arrestimin e një personi të dyshimtë në lagjen Marigona, ku ndër të tjerash u tha se i njëjti kishte urdhërarrest nga Suedia.
I njëjti dyshohet për pjesëmarrje në grup kriminal, import, eksport e furnizim, prodhim, këmbim të armëve- po ashtu edhe falsifikim të dokumenteve.
E në lidhje me këtë rast tani u deklarua edhe Prokuroria Speciale, ku u tha se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, kanë arrestuar A. B., me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, në rajonin e Prishtinës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale ‘pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal’, ‘importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’, ‘falsifikimi i dokumenteve’ dhe ‘vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes’.
- B. dyshohet se si drejtues i grupit kriminal, në bashkëkryerje ka blerë armë dhe municione, me qëllim që t’i transportojë dhe t’i shesë. Gjithashtu, i njëjti dyshohet se me qëllim mashtrimi ka falsifikuar dokumente dhe ka vjedhur identitet të huaj.
Lidhur me rastin, autoritetet e Kosovës kanë mbajtur kontakte dhe bashkëpunim të ngushtë me autoritetet policore të Suedisë, për arsye se i dyshuari A. B. ishte shtetas i Suedisë dhe në kërkim ndërkombëtar nga shteti në fjalë.
Falë bashkëpunimit të vazhdueshëm profesional me autoritetet policore të Suedisë dhe nën autoritetin e PSRK-së, me datën 01.12.2025 është arritur të lokalizohet vendndodhja e të dyshuarit dhe arrestimi i tij.
Gjatë arrestimit në shtëpinë ku qëndronte i dyshuari janë sekuestruar dëshmitë relevante si në vijim:
– 52480 euro para të gatshme,
– patentë shofer suedez –me dyshim te falsifikuare nr, 27242813 ne emër te një personi tjetër,
– letërnjoftim suedez – me dyshim te falsifikuare nr, 2365959 ne emër te një personi tjetër,
– tre (3) telefona celularë,
– orë Rolex ngjyra e bardhe –ari,
– një HDD SEAGEATE P/N. 1TEAPS-500,
– një DVR ,
– një veturë.
Ndërsa, gjatë operacionit të parë policorë të datës 12.03.2023, gjatë kontrollit të kryer në prona/shtëpi banimi, në cilësi të provave materiale ishin sekuestruar:
njëzet (20) armë (AK-47)
njëzet (20) karikator (AK-47)
dy automjete
gjashtë telefona si dhe
dokumente relevante për rastin.
I dyshuari, me nënshtetësi të Suedisë, është ndaluar për 48 orë dhe brenda afatit ligjor PSRK do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së pararbugimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
“Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës riafirmojnë angazhimin në luftimin dhe ndjekjen e krimit të organizuar dhe sjelljen para drejtësisë të kryerëve të këtyre veprave penale.Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale, përveç parandalimit dhe luftimit të krimit në vend, fokus të veçantë i kushtojnë edhe bashkëpunimit me shtetet tjera në funksion të luftimit të krimit të organizuar transkufitar.”/Lajmi.net/