Prokuroria e Shkupit propozon arrest shtëpiak për Artan Grubin
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin e këtij shteti, Artan Grub, i cili dje është paraqitur vullnetarisht në organet e drejtësisë. Në njoftimin e prokurorisë janë treguar arsyet e këtij vendimi. Sipas prokurorisë, në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë…
Lajme
Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka propozuar zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak për ish-zëvendëskryeministrin e këtij shteti, Artan Grub, i cili dje është paraqitur vullnetarisht në organet e drejtësisë.
Në njoftimin e prokurorisë janë treguar arsyet e këtij vendimi.
Sipas prokurorisë, në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës.
“Sa i përket masave për sigurimin e pranisë së të dyshuarit të dytë në vazhdim të procedurës, Prokuroria Themelore Publike Shkup propozoi zëvendësimin e masës së paraburgimit me masën e arrestit shtëpiak dhe konfiskimin e dokumentit të udhëtimit, duke pasur parasysh faktin se në pjesën më të madhe provat janë siguruar gjatë procedurës, se ai është paraqitur vullnetarisht pranë organeve të ndjekjes, si dhe se ekzistojnë indikacione se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria e tij personale, indikacione të cilat mbështeten me njoftime nga organet kompetente. Gjithashtu, indikacionet për rrezikimin e sigurisë kanë të bëjnë edhe me anëtarët e familjes së tij”, është thënë në njoftimin e prokurorisë.