Prokuroria e Pejës paralajmëron edhe 10 aktakuza të reja për ‘veteranët e rrejshëm’
Pa shumë detaje, Prokuroria e Pejës ka paralajmëruar aktakuza të reja të cilat pritet të dërgohen në Gjykatë.
Lajme
Publikimi i listave të veteranëve të luftës nga ana e komisionit për identifikimin e tyre, kishte shkaktuar pakënaqësi të mëdha.
Përveç protestave dhe deklarimeve publike që u bënë kundër emrave që janë futur në këto lista pa qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, filluan të ngritën edhe aktakuza.
E, para drejtësisë pritet të dalin edhe persona të tjerë të cilët dyshohet se keqpërdorën me listat e veteranëve në zonën e Dukagjinit.
Aktakuza të reja për veteranët e rrejshëm në Dukagjin, OVL s’është në dijeni
Edhe pse nuk është bërë e ditur se për cilët persona bëhet fjalë, Prokuroria e Pejës ka njoftuar se sot do të mbajë një konferencë për media ku do të flitet
për ngritjen e dhjetëra aktakuzave lidhur me veteranët e rrejshëm.
“Ftoheni të merrni pjesë në konferencën e organizuar nga Prokuroria Themelore e Pejës, ku temë diskutimi do jetë ngritja e dhjetëra aktakuzave për rastin e njohur në opinionin publik si “veteranët e rrejshëm”, thuhet njoftim.
Nga zyra për informim e Prokurorisë ne Pejë, është thënë se bëhet fjalë për aktakuza të reja të cilat pritet të dërgohen në Gjykatë, mirëpo se nuk kanë dhënë më shumë detaje për këtë. /Lajmi.net/