Prokuroria deklarohet për zgjedhjet në veri

Edhe Prokuroria Speciale është deklaruar për zgjedhjet në veri të vendit.

Lajme

19/05/2019 22:25

Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë Speciale, Laura Pula, njofton opinionin se procesi i votimit për kryetar të komunave, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitorvica e Veriut, i cili është zhvilluar sot, ka përfunduar pa asnjë rast i cili ka mundur të ndikoj në prishjen e procesit të votimit.

Kjo prokurori e  përcjellur edhe procesin e numërimit të votave, i cili sipas tyre ka përfunduar pa asnjë problem. /Lajmi.net/