Prokuroria bllokon 24 prona dhe 11 villa të “G&G Exclusive”, dyshohet se mashtruan me mijëra euro

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi” ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.…

Lajme

27/09/2024 08:36

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se në kuadër të hetimeve në çështjen penale kundër të pandehurit G.G për veprën penale “Mashtrimi” dhe “Shmangia nga tatimi” ka nxjerrë vendim për ndalimin e përkohshëm të 24 pronave të paluajtshme dhe 11 objekteve (villa), për të cilat ka dyshim të bazuar se janë përfituar me vepër penale.

Vlera e pasurisë së bllokuar llogaritet të jetë qindra mijëra euroshe dhe sipërfaqja totale e pronave të bllokuara është 55 mijë e 687 metra katrorë, transmeton lajmi.net.

“Prokurori i Shtetit mbetet i përkushtuar në zbatimin e Ligjit dhe ndjekjen penale të kryesve të veprave penale”.

Ndryshe G&G Exclusive është një kompani e ndërtimit të vilave që raportohet të ketë mashtruar dhjetëra qytetarë, nga të cilat ka përfituar mijëra euro./Lajmi.net/