Prokurorët kërkojnë dënim me vdekje për terroristin në Teksas
Prokurorët në Teksas kanë njoftuar se do të kërkojnë dënimin me vdekje për personin e armatosur që kreu një sulm në një Walmart në El Paso, duke vrarë të paktën 20 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
Bota
“Ky është një moment shumë i vështirë për komunitetin tonë”, tha avokati i rrethit El Paso Jaime Esparza gjatë një konference për shtyp mëngjesin e të dielës.
“Ne do të vazhdojmë me hetim. Do të kërkojmë dënimin me vdekje”, potencoi tutje avokati Esparza.
Esparzas iu bashkua avokati amerikan John Bash, i cili tha se qeveria federale po kryente hetimin e saj “me qëllim” të ngritjes së akuzave për krimin e kryer nga i dyshuari, i cili u identifikua si Patrick Crusius, 21-vjeçar.
Departamenti i Sigurisë Publike në Teksas, FBI dhe Departamenti i Policisë në El Paso janë gjithashtu të përfshirë në hetim.
Akuzat vijnë pasi Crusius dyshohet se gjuajti me armë në qendrën tregtare, për të cilën zyrtarët thanë se kishte 3000 njerëz që bënin pazar në atë kohë. /Lajmi.net/