Miratohet projektligji për patentë-shofer, këto janë tarifat e reja

Projektligji për patentë shofer kalon në Komisionin Parlamentar për Zhvillim Ekonomik. Gjithashtu në këtë komision ka kaluar edhe projektligji për Siguri në punë në Veprimtarinë Minerare.

Lajme

09/02/2016 14:15

Sipas anëtarëve të Komisionit mbetet përgjegjësi e Ministrisë së Infrastrukturës që të caktoi ekspert për pyetës të kandidatëve për patentë shofer.

Kurse me projektligj parashihet numri i orëve për teori dhe praktikë për patentë shofer, numri i orëve për teori është shtuar nga 16 në 20, kurse për mësime praktike është shtuar nga 20 në 30 orë.

Çmimi është caktuar të jetë minimal nga 7 euro 82 cent për një orë mësim praktikë, kurse për teori 2 euro e 8 cent.

Anëtarët e Komisionit për Planin e Punës propozuan të diskutohet Ligji për Trepçën në qershor të këtij viti dhe për këtë kërkuan nga Qeveria që të sjell këtë ligj në kuvend që të zgjidhet çështja e këtij gjiganti ekonomik.

Po ashtu u kërkua që me ligj të trajtohet edhe çështja e mbetjeve industriale ngaqë shitja e këtyre mbetjeve po bëhet në mënyrë klandestine.

Migjithatë, deri në hyrjen në fuqi të këtij projektligji, ka ende procedura. Ai fillimisht duhet miratuar në Kuvend, pastaj dekretimi te Presidentja, dhe më pas publikimi në gazetën zyrtare. /lajmi.net