Projektligji për FSK-në gjatë javës i dërgohet Qeverisë

Dratfligji për Forcën e Sigurisë së Kosovës, pritet të dërgohet në qeveri gjatë kësaj jave.

Lajme

30/04/2018 18:00

Të paktën kështu ka thënë drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në ministrinë e FSK-së, Ibrahim Shala.

Shala ka thënë se me Ministrinë e Financave do të harmonizohet plani buxhetor, kurse Ministria e Integrimeve do ta jap pëlqëimin për harmonizimin e draftligjit me legjislacionin e BE-së.

“MFSK  në përputhje me Strategjinë Legjislative  të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Planit Veprues të MFSK-së, me kohë i ka bërë kërkesat tek Ministria e Financave për Deklaratë Financiare të  kostos buxhetore si dhe dhënies së pëlqimit nga Ministria e Integrimeve Evropiane, që draftligjet janë të harmonizuara me legjislacionin e BE-së”, ka thënë Shala për lajmi.net.

Ai ka bërë të ditur se Ministria e Financave do ta harmonizoj kornizën e shpenzimeve për vitet 2019-2021.

“Aktualisht pritet që Ministria e Financave,  ta harmonizoj së shpejti me  KASH-in (Korniza Afatmesme e Shpenzimeve për periudhën 2019-2021) të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, shtoi Shala.

Ministria e FSK-së pas përmbylljes së gjithë këtij procesi, pritet që gjatë kësaj jave ta dërgojë në qeveri projektligjin.

“Sipas premtimeve që kemi nga këto dy ministri, Draft Ligjet  e kompletuara gjatë kësaj jave  do të dërgohen në  Qeveri”, thuhet në përgjigjen e Ibrahim Shalës.

Çështja e Ushtrisë ka mbetur tash e sa kohë peng i Listës Serbe, pasi kjo e fundit nuk po i voton ndryshimet kushtetuese.

Disa herë ka pasur premtime se në vitin 2018 Kosova do ta ketë Ushtrinë. /Lajmi.net/