Projekti që do të gjelbërojë shkretëtirën e Saharasë (Foto)

Shkretëtira e Saharasë mund të jetë vendi i fundit që prisni se mund të mbillen bimë dhe perime. Por kjo është ëndrra e një projekti ambicioz që synon të gjelbërojë shkretëtirën më të madhe me rërë në botë.

Fun

20/03/2016 23:59

Projekti i Pyllit Sahara (SFP) do të ndërtojë një “fermë” 30 milion dollarëshe që shtrihet mbi 10 hektarë në Tunizi, në një përpjekje për të diversifikuar mjedisin dhe për të sjellë vende pune, ushqim dhe ujë të pijshëm për zonën.

‘Po përpiqemi të arrijmë një sukses të trefishtë. Diçka që ka kuptim financiar, por që sjell edhe përfitime shoqërore dhe mjedisore’, ka thënë Joakim Hauge, drejtor i përgjithshëm i kompanisë.

sa sa1 sa2