Projekti për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, i gatshëm për zbatim (Foto)
Projekti për rregullimin e sheshit “Adem Jashari”, i cili gjendet mes objektit të Komunës së Prishtinës dhe atij të Kuvendit është i gatshëm për tenderim.

Lajme
Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti me anë të një postimi në Facebook. Ai ka thënë se për këtë projekt presin edhe pëlqimin nga ana e Kuvendit të Kosovës
“Ky është projekti i sanimit të dyshemesë së sheshit Adem Jashari në mes të Komunës dhe Kuvendit të Republikës. Ky shesh është në gjendje të mjerueshme gjithmonë në pritje të projekteve më të mëdha”.
“Në bashkëpunim me Demos projekti do ta revitalizojë dyshemenë. Tani presim pëlqimin e Kuvendit të Kosovës dhe projekti është i gatshëm për tenderim e zbatim”, ka shkruar Ahmeti.