Prognoza e Zafirit

Zafir Berisha parasheh humbjen e Ramadan Mujës dhe të Eqrem Kryeziut. Thotë se habitet me guximin e tyre për të kërkuar sërish besimin e qytetarëve të Prizrenit. Ka pyetur thjesht: \"Qysh kanë fytyrë?\"

Lajme

10/09/2013 12:17

Kandidati i Bashkimit Demorkatik për Kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, shprehet i befasuar me kandidimin e Ramadan Mujës dhe Eqrem Kryeziut për kryetar të këtij qyteti.

Berisha, në një intervistë për “PrizreniPress”, thotë se habitet me guximin e kandidatit të “konsumuar” të PDK’së dhe atij të “ricikluar” LDK’së për të kërkuar sërish besimin e qytetarëve të Prizrenit.

Prognoza e tij parasheh humbjen e tyre.

“Këta kandidatë po më befasojnë si kanë marrë guxim me dalë në garë për të kërkuar besimin e qytetarëve”.

“Prizreni, që nga paslufta, ka pasur nevojë për një qeverisje që do të ishte në shërbim të qytetarëve, por që nuk ka ndodhur për fat të keq, pikërisht për shkak të keqqeverisjes së tyre.”

“Tash, unë nuk di se si kanë fytyrë këta të që të kërkojnë edhe një herë besimin e qytetarëve”.

“Unë, fitoren mund ta shpall sot, sepse kandidatët të cilët kanë konkurruar, një pjesë e madhe e tyre nuk e kanë idenë se për çka garojnë. Disa janë të konsumuar dhe të ricikluar”.

Berisha, dikur një figurë qendrore e PDK’së për këtë qytet, pret që me 3 nëntor, siç thotë ai, t’i kthehet krenaria qytetit të Prizrenit.