Profesori nga OBSH: Vetëm 10 për qind zhvillojnë antitrupa ndaj koronavirusit

Vetëm 10 përqind e njerëzve që janë të infektuar me koronavirus zhvillojnë antitrupa, deklaron një profesor.

Bota

07/06/2020 16:46

Profesori Karol Sikora, këshilltar në Organizatën Botërore të Shëndetit, tha se shumicës që po shërohen nga koronavirusi po iu bëhet testi i antitrupave, shkruajnë mediet e huaja, transmeton lajmi.net.

Qeveritë kanë mbështetur shpresat e tyre në testimin e antitrupave për të kuptuar se sa prej popullsisë kanë krijuar imunitet ndaj virusit pandemik.

Këta njerëz – duke pasur parasysh pseudonimet ‘imuno të priviligjuar’ ose ‘elita e Kovidit’ – do të ishin në gjendje të ktheheshin në punë ose të pajiseshin me një pasaportë imuniteti.

Profesori Sikora, zyrtari kryesor mjekësor në qendrën e kancerit Rutherford Health, tha për Daily Mail se vetëm 10 për qind e të infektuarve po krijojnë imunitet ndaj virusit.

“Më pak se 10 përqind e të infektuarve kanë antitrupa. Kjo nuk do të thotë që vetëm 10 përqind janë infektuar. Ndoshta shumë më shumë kanë qenë të infektuar”, deklaroi ai.

Sistemi imunitar është një rrjet i madh i proteinave që kanë funksione të ndryshme për të mbrojtur trupin kundër infeksionit. /Lajmi.net/