Profesori amerikan ia tërheq vërejtjen Haradinajt për vizat: Mos e manipulo popullin

Bashkimi Evropian tash e disa herë është duke nënvizuar se s’ka datë për heqjen e vizave për Kosovën.

Lajme

10/12/2019 17:35

Kjo çështje megjithatë po vazhdon të flitet nga kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj që po liberalizimin herë thoshte se kosovarët do ta kenë dhuratë për krishtlindje, e herë uronte nëpër konferenca të ndryshme, shkruan lajmi.net.

Një reagim mjaft i ashpër për Haradinajn ka ardhur nga profesori i njohur amerikan, Alon Ben Meir.

Ai përmes një postimi në Twitter i ka bërë thirrje që mos t’i manipulojë kosovarët, por të punojë në këtë drejtim.

“Përkundet deklarimeve të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj po vazhdon të insistojë se heqja e vizave do të ndodhë shumë shpejtë. Mos i manipulo njerëzit e tu zoti Haradinaj; puno që ta bindësh BE-së që shtetit tënd t’ia heq vizat”, ka shkrujatur Ben Meir.

Çështja e liberalizimit të vizave, që një kohë të gjatë është temë aktuale në Kosovë.

Që nga ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi, Kosova ishte konsideruar se ka përmbushur kushtin kryesor për heqjen e vizave, mirëpo gati një vit pas kësaj, një gjë e tillë s’ka ndodhur. /Lajmi.net/