Profesori amerikan ‘godet’ VV-në e LDK-në: S’po pajtohen për numrin e ministrive që do marrin

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njëherit është njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan dhe në Kosovë, po thotë se fakti që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje nuk është shpresdhënës për Kosovën.

Lajme

18/01/2020 17:05

Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar veç për shkak të numrit të ministrive, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe ky është drejtimi që atyre u duhet dhënë tani.

“Ende pa marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë në Ksoovë. Gjithçka ka të bëj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk është situatë shpresdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim – një ndryshim që atyre u duhet tani”, ka shkruajtur ai. /Lajmi.net/