Profesionisti Ronaldo

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo si futbollisti i cili bëri ndikimin më të madh në karrierën e tij të deritashme. Në deklaratat e publikuara nga Sportsdirectnews, versioni online i të përditshmes portugeze A Bola, Mourinho lavdëroi numrin 7 të Los Blancos, pavarësisht ndarjes së tyre gjatë verës…

Sport

13/11/2013 10:29

Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho ka lavdëruar yllin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo si futbollisti i cili bëri ndikimin më të madh në karrierën e tij të deritashme.

Në deklaratat e publikuara nga Sportsdirectnews, versioni online i të përditshmes portugeze A Bola, Mourinho lavdëroi numrin 7 të Los Blancos, pavarësisht ndarjes së tyre gjatë verës kur trajneri u largua nga Madridi duke u rikthyer në bankinën e gjigantit nga Stamford Bridge.

“Nuk ka futbollist më profesionist se Cristiano Ronaldo. Të jem në një klub të njëjtë me Cristianon është gjëja më e mirë që më ka ndodhur mua në karrierën si trajner”, u shpreh Mourinho.