Produktet ushqimore që mbrohen me ligj

Qeveria duket se e ka gjetur zgjidhjen për t’i dalë përballë inflacionit më të lartë që Kosova ka pasur ndonjëherë. Ekzekutivi tashmë ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg. Nenin 4 i këtij Projektligj përcakton listën e produkteve që mund t’u vihen…

Lajme

19/10/2022 23:42

Qeveria duket se e ka gjetur zgjidhjen për t’i dalë përballë inflacionit më të lartë që Kosova ka pasur ndonjëherë. Ekzekutivi tashmë ka dorëzuar në Kuvend, Projektligjin për Masat e Përkohshme të Produkteve Themelore në raste të veçanta të destabilizimit në treg.

Nenin 4 i këtij Projektligj përcakton listën e produkteve që mund t’u vihen masa mbrojtëse. Duke përfshirë këtu: drithërat, miell – gruri, buka, orizi, pastat, vaji ushqimor i lulediellit, qumështi, kripa e kuzhinës, vezët, mishi i pulës, sheqeri kristalor, produktet e higjienës personale, lëndët e drurit për djegie dhe produktet e tjera themelore të konsumit për jetesë.

Neni 5 i përcakton masat e përkohshme mbrojtëse për furnizimin me produkte prej kufizimit të sasisë që i shitet konsumatorit brenda periudhës së caktuar deri te kufizimi i eksportit.

Ndërsa neni 7 ka të bëjë me Llogaritjen e marzhës së fitimit prej çmimit të blerjes tek produktet e importuara deri të kostoja e zhdoganimit.

Berat Rukiqi, mësimdhënës në Fakultetin Ekonomik, vlerëson se ky projektligj nuk e zgjidh çështjen e çmimeve. “Do të jetë shumë e vështirë të këto produkte të kontrollohet dhe mbërrihet efekti që po synohet”, ka thënë Rukiqi, sipas të cilit, zgjidhje do të ishte në ndryshimet e përkohshme tatimore,RTK.

Në rast të mos respektimit të këtyre masave, projektligji parasheh ndëshkime prej 500 eurosh deri të mbyllja e aktivitetit tregtar për një muaj. Ndryshe, Banka Botërore ka vlerësuar se inflacioni në Kosovë është afër 20 për qind.