Produksioni i BBV-së thyen rregullat e vendosura vet, ja për çfarë bëhet fjalë

Dy orë para spektaklit të Big Brother VIP, produksioni përmes një zarfi të bardhë informoi banorët se rastet me Covid-19 jashtë janë rritur dhe se më nuk do të ketë më kontakt me njerëz të tjerë.

ShowBiz

11/01/2022 22:59

“Nuk do të lejohet më të keni kontakt fizik me të ftuarit, këngëtarë, familjarë apo make-up artist. Gjithashtu për procedurë sigurie sot do të bëni të gjithë testin e Covid-it”, thuhej në zarf, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Por, dy orë pas fillimit të spektaklit ky vendim i marrë nga vetë produksioni bie poshtë.

Ka qenë surpriza për aktoren nga Tropoja, Arjola Demirin, ajo e cila ka hedhur poshtë vendimin që vetë produksioni mori para spektaklit.

Arjola u surprizua nga nëna e saj në dhomën e surprizave brenda shtëpisë së Big Brother VIP, duke pasur kështu kontakt fizik me të.

Theksojmë se dyshimet për të infektuar me Covid-19 janë tek banorja, Beniada Nishani, e cila ka dy ditë që është sëmurë.